Rindërtimi pas tërmetit/ IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara në Durrës

23/11/2020 12:51

Në Durrës vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Një shpërthim i kontrolluar do të kryhet nesër në një pallat të lagjes 5 dhe bashkia njofton banorët e zonës përreth për masat që duhet të marrin.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.

Bashkia e Durrësit, në këto kushte njofton bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 nëntor 2020, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA