Ditën e nesërme, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë.

Kjo mbyllje do të jetë në një afat 24 orë, ndërsa vendimi ka ardhur pasi punonjësit kërkojnë rritje të pagës, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Kakavija do të jetë e mbyllur nga nesër, 24 nëntor ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA