Burgu në Idrizovë të Maqedonisë së Veriut është kthyer në vatër infeksioni me COVID-19. Mbi 15 të infektuar janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë trajtim të izoluar në dhomat speciale, ku vendosen të burgosurit që marrin masat disiplinore.
Të kontaktuar nga Top Channel, ata kërkojnë që dikush tu vijë në ndihmë.
Në burg nuk ka asnjë masë anticovid, të burgosurit nuk qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin pasi nuk ka vende dhe disa prej tyre flenë në tokë.
Koronavirusi është problemi më i madh ndërsa kushtet në të cilat ata qëndrojnë të burgosur janë mizerabël, që nga ushqimi e deri tek fjetja.
Ata bëjnë thirrje që të marrin trajtimin e duhur dhe të kryejnë tamponin sepse rrezikohen të gjithë që të infektohen.
Top Channel