Plagosje me thikë, falsifikim parash e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

22/11/2020 14:59
Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit A.A., 34 vjeç, në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu ai tentoi të arratisej.

I arrestuari tjetër është B.V., 20 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij,të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu u kap F.K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ndërsa E.B., 38 vjeç, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin E.K.,38 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të fallsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e tij, por është kapur dhe prangosur nga sherbimet e Policisë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.V., 20 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij,të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepren penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l. Më datë 21.11.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K.,38 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA