Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare nga COVID-19.
Shanaj shkruan se sot i iku ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur dhe një mik i miqësisë së qeshur.
“Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë! Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkëautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur,mik i pastër,sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësise së qeshur”, shkruan ai.
Top Channel