Pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë kanë ranë në pranga pasi e kishin përshtatur ambientin për shpërndarje dhe përdorim droge.
Bëhet fjalë për një lokal në rrugën “Haxhi Kika, ku u arrestuan I.D., 49 vjeç, (pronari), i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës).
Gjithashtu u proceduan penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.
Nga operacioni policor i koduar “Komuna”u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, dhe 4 aparatë celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel