Shiko Kush LUAN/ Young Zerka qenka single dhe si duket këngën e fundit ia ka dedikuar Ronelës!

21/11/2020 22:04

Young Zerka ishte një ndër të ftuarit e puntatës së nëntë të Shiko Kush LUSN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Zerka në fëmijëri ka patur pasion futbollin dhe ka dashur të bëhej futbollist dhe për këtë ëndërr të parealizuar në emision ai u përball me sfidën se sa i mire është me penalltitë, pra të bëj gol në portë, ku të ftuarit e skuadrës kundërshtare ishin “portieri”. Nëse nuk do bënte gol Zerka duhet t’iu përgjigjej pyetjeve pikante që ia bënte kolegia e tij Fifi.

Kënga e tij e fundit titullohet “konflikt” dhe pyetja për këngëtarin ishte nëse ky projekt ishte dedikim.

Ai u përgjigj duke thënë “Jo”, por Fifi e kundërshtoi duke thënë se nuk është e vërtetë, pasi këtë këngë e kanë shkruar bashkë dhe na lane të kuptojmë se janë frymëzuar nga ndarja e Zerkës që përflitet me këngëtaren Ronela Hajati. Ndërsa pyetjes nëse është single apo jo, ai u përgjigj duke thënë “Po” dhe këtë e konfirmoi edhe Fifi, mikesha e tij. Pra, vajza Zerkën e kemi “single”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA