Rrëfehen për Shiko Kush LUAN: Young Zerka dhe Kiara Tito zbulojnë mesazhet me ishat e tyre

21/11/2020 23:04

Kiara Tito dhe Young Zerka ishin dy ndër të ftuarit e mbrëmjes në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Dyshja shpesh here janë përfolur në media për privatësinë e tyre, sidomos për lidhjet e dashurisë. Kiara për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri ndërsa Zerka për lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati.

Duke qenë se fansat mezi po presin të dinë ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre , ata u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën e telefonit. Tito dhe Zerka kishin si denim në këtë lojë të zbulonin mesazhet me dy këngëtarët dhe përgjigjia e tyre ishte kjo.

Të dy kishin fshirë bisedat pasi i përkasin të shkuarës. Madje Zerka i kishte fshirë edhe emrin nga telefoni Ronelës, ndërsa Kiara ndryshe nga ai kishte fshirë vetëm bisedën, por jo numrin e Butrintit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA