Qeveria afgane fajëson talibanët për sulmet me raketa në Kabul

21/11/2020 17:30

Qeveria e Afganistanit ka fajësuar talibanët për sulmet me dhjetëra raketa që goditën zona të banuara në Kabul më 21 nëntor, duke lënë të vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmet ndodhën vetëm disa orë para se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është paraparë që të takohet në Katar me ekipet negociatore të talibanëve dhe Qeverisë afgane, në përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes.

Po ashtu, këto sulme vijnë vetëm dy ditë para mbajtjes së një konference të donatorëve për Afganistanin, që do të mbahet në Gjenevë.

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Tariq Arian tha se “talibanët kanë sulmuar me 24 raketa” në pesë qarqe të Kabulit, përfshirë edhe zona ku janë të vendosura ambasadat e huaja.

Ai i përshkroi këto sulme me raketa “si shenjë të qartë të mposhtjes nga ana e talibanëve” duke shtuar se “do të marrim hakmarrje për këtë akt të tmerrshëm”.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa sulmeve me raketa.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Kabul./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA