Mbrëmja e së shtunës është e dedikuar argëtimit dhe personazheve të njohur në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Ashtu si publiku dëshiroi, kapitene e skuadrës blu është ish-partnerja e kapitentit të skuadrës së kuqe, Florian Binajt, e famshmja “Burbuqja” ose ndryshe Rezart Veleshnja, e cila i dha super atmosferë spektaklit.
Nuk do të mungojnë edhe performancat nga Fifi, këngëtarja e emisionit “Shiko Kush LUAN”, por edhe nga të ftuarit këngëtarë të cilët performuan hitet e tyre. Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar mjaft të dashur nga ju në “Shiko Kush LUAN” si: Remzie Osmani, Valbona Mema, Ervin Salianji, Young Zerka, Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Meridian Ramcaj dhe Nexhat Osmani.
E dini që sonte në “Shiko Kush LUAN” mund të krijohet një lidhje e re në showbiz? Kiara Tito dhe Young Zerka do na surprizojnë sonte! Edhe pak orë na ndajnë për të mësuar gjithçka që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne sonte, ora 21:00!
View this post on Instagram
Top Channel