Kandidatët do flasin në Top Channel/ Emisioni më i ri televiziv që zgjedhësit të njohin kë po votojnë

20/11/2020 19:54

Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Top Channel shumë shpejt do të sjell në ekranin e të gjithë shqiptarëve programin Kandidati.

Nën moderimin e Eno Popit, ky emision do t’u japë mundësi të gjithë kandidatëve për deputet që duan të shfaqin profilin e tyre të panjohur dhe se çfarë i lidh ata me zonën ku do të kandidojnë.

“Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve. Ka shumë nga ata që janë të interesuar që duan të komunikojnë direkt me publikun. Kjo është një platformë e hapur që në duam që gjithsecili, i cili ka një vokacion të brendshëm, një thirrje të brendshme, për të shkuar dhe për të kërkuar votën e njerëzve, për tu përfshirë në përfaqësim politik, të vijë tek kandidati për të treguar veten në aspektin personal. ka një background personal, edhe në sensin për t’i njohur se nga vijnë dhe cilët janë dhe pastaj, gjithë dedikimi politik dhe sigla ku do të përfshihen”, tha Eno Popi.

Me kodin e ri zgjedhor, gara mes atyre që duan të bëhen deputet, do të shtohet, prandaj emisioni “Kandidati” ofron mundësin që zgjedhësit të njohin atë që do të çojnë në parlament.

Gjithsecili do të luftojë për votat e veta. Kandidati është një plaftormë për të njohur këdo dhe ne do të përpiqemi që të shkojmë në të gjitha qarqet, për t;i ndjekur aty ku ata do të kenë lidhje me bazën, pra me votuesit. dhe këtyre të fundit për tu treguar se cilët janë njerëzit që në fund të ditës do të shkojnë që t’i kërkojnë votën apo ata do tu besojnë votën. do të përpiqemi që të bëjmë një rreth të plotë të identikitit, apo profilit të çdo kandidati që do të na vijë në program”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA