Vrasje nga pakujdesia, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim dokumentash janë akuzat që rëndojnë ndaj 16 personave, të dorëzuar si të pandehur nga prokuroria e Durrësit, në prag të një vjetorit të tërmetit të 26 nëntorit, ku humben jetën 51 persona,23 prej tyre jetonin ne qytetin e Durrësit.
Mes tyre tre janë ish drejtorë, të aluiznit, dhe inuv , ndërsa ne total janë 10 nëpunës shtetërore qe dyshohet se shpërdoruan detyrën qe nga mos kontrolli i territorit deri tek kolaudimi.
Ne dosjen e prokurorisë hetohen shtate objekte te shembura ku u shkaktuan viktima mes tyre shembja e shtepise se familjes Lala ne Kenete te Durrësit, hotele apo edhe pallati gjashte katesh qe ju ndryshua destinacioni dhe nga shtëpi banimi kati i pare u kthye ne lokal.
Edhe prokurori te tjera si Kavaja, Kruja dhe Tirana kane nen hetim çështjen e tërmetit por ende asnjëra prej tyre nuk ka dale me rezultate.
Top Channel