Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në vend, ka bërë që 7 mësues nga 30 mije prej tyre që punojnë në sistemin parauniversitar të ndalin rrugëtimin arsimor dhe të humbin betejën me sëmundjen e shekullit.

Ndërsa rreth 250 mësues janë zëvendësuar me arsimtarë të tjerë.

 “Ata janë në kontakt te pashmangshëm me nxënësit edhe pse janë treguar shumë të kujdesshëm janë më të rrezikuarit sot për sot nga radhët e arsimit. Dhe nuk ia kanë dalë me infeksionin për fat të keq 7 prej kolegëve. Por nuk kemi mësues të tërhequr nga detyra. Mungesat e mësuesve jo gjithmonë janë për arsye të covidit, por edhe për arsye të tjera shëndetësore“, tha Violeta Lleshi, specialiste DPAP.

Klasat e izoluara që po zhvillojnë mësim online janë me dhjetëra për shkak të prekjes nga virusi të mësuesve dhe nxënësve , ndërsa shkollat me raste infektimesh apo dyshimesh janë mbyllur për një ose dy ditë për kryerjen e disinfektimit, sipas ministrisë së arsimit.

Por teksa numrat e të prekurve rriten çdo ditë e kur vendi po kalon një karantinë të pjesshme si do të jetë vijueshmëria e mësimit në të gjitha shkollat?! Vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor fizikisht i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve shëndetësorë, megjithatë Drejtoria e përgjithshme arsimore  po përgatitet edhe për skenarin më të keq.

Nëse shkolla mbyllet nesër mësimi do të vijojë i unifikuar aty ku e ka ndërprerë me televizionin rubrikën RTSH shkolla ose kush ka akses në internet nëpërmjet protalit akademia. al. Mësuesit janë trajnuar dhe në bashkëpunim me prindërit kanë hapur klasat virtuale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA