Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 1237 raste të reja me koronavirus dhe 39 viktima.

Në total janë kryer 3200 teste, ndërsa kanë fituar betejën me virusin 748 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

Shkup-506, Kumanovë-34, Shtip-55, Prilep-91, Tetovë-51, Strugë-31, Veles-67, Manastir -30, Ohër-26, Kavadarci-31, Gostivar-75, Gjevgjeli-23, Strumica-38, Kriva Pallanka-8, Radovish-11, Krushevo-12, Kocani-15, Probistip-3, Demir Hisar-7, Makedonski Brod-4, Berovo-1, Valandovo-6, Vinica-3, Delçevo-2, Kratovo-5, Sveti Nikole-24, Kërçovë-36, Resnjë-13, Negotinë-29.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 52,449 të infektuar dhe 1462 viktima si pasojë e COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA