Në 2019-ën, Gjykata e Lartë e Holandës u bë i pari institucion i këtij lloji qe përcaktoi detyrimin ligjor të qeverisë për të parandaluar ndryshimin e klimës ne linjë me të drejtat e njeriut.
Ai ishte një vendim historik. Tani, një film i ri gjerman, i titulluar Ökozid (Ecocide), imagjinon një proces të ngjashëm gjyqësor të vitin 2034. Në të, një koalicion prej 31 vendesh hedh në gjyq Republikën federale të Gjermanisë. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të vendosë nëse shteti gjerman ka shkelur detyrimin e tij për të mbrojtur të drejtën e jetës të të gjithë qenieve njerëzore pasi ka dështuar të veprojë kundër ndryshimeve të klimës.
Filmi pretendon se ka pasur katastrofa klimatike me pasoja të rënda për njerëzimin, thatësira e përmbytje të mëdha që kanë prekur jetët e miliona njerëzve.
Në gjyqin e imagjinar, thirren për të dëshmuar edhe përfaqësues të rëndësishëm nga politika e biznesi. Gjykata e përkohshme ndërkombëtare e vendosur nga regjisori Andres Veiel në Berlin do te vendose tek Ökozid nëse politikanët gjermanë duhet të mbajnë përgjegjësi për faktin që nuk kanë mbrojtur klimën. Veiel thotë se qëllimi i tij me këtë film është të eksplorojë më tej pyetjen: deri në ç’pikë mund të shkojnë gjykatat për të arritur drejtësinë mbi klimën.
Top Channel