KLP ka pezulluar aplikimet për plotësimin e vendeve vakante, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.
Ky vendim vjen në zbatim të urdhërit të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndaluar grumbullimet më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura ose të hapura.
Aktualisht në KLP janë dy vende janë bosh, ai i Besnik Canit dhe Arben Dollapit të shkarkuar nga Vettingu. Per t’u zgjedhur dy prokurorë te tjerë duhet të thirret mbledhja e përgjithshme e prokuroreve që e ka tagër kryeprokurori.
Me këtë vendim KLP e ka pezulluar këtë mbledhje deri në një moment te dytë. Automatikisht mbeten dy vakanca, dhe nga 11 anëtarë që duhet të ketë KLP, aktualisht ka 9 dhe do mbeten 9 deri sa prokurorët të zgjedhin dy emra të tjerë të zëvendësojnë Canin e Dollapin.
Njoftimi i plotë:
Pershendetje te gjitheve! Me urimin qe te jeni sa me mire me shendet lutem gjeni si me poshte njoftimin per pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP
Tiranë, 18.11.2020 Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020, deri në një njoftim të dytë.
Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.
Ju faleminderit!
Top Channel