Vuçiç kërcënon Kosovën/ Meta: Të gjithë ta njohin Kosovën edhe ata që s’janë të qartë në Shqipëri

13/11/2020 13:43
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët ka komentuar deklaratën kërcënuese të presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiç ndaj Kosovës.

Ai është shprehur se të gjithë duhet ta njohin Kosovën e pavarur, duke nënkuptuar se ka edhe shqiptarë që nuk e njohin. Presidenti i është drejtuar Serbisë se e ka orën mbrapa e nuk po mendon të tashmen kur Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur.

 “Nëse gjykata e ka dhënë përgjigjen nga atyre që u ka ngelur ora para disa vjetësh, të gjithë duhet të pranojnë të bashkëpunojnë me Kosovën e pavarur jo vetëm në Serbi por edhe këtu në Shqipëri për ata që se kanë të qartë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA