Në kontinentin e Afrikës numri i të prekurve me COVID-19 i ka kaluar 1 milion e 946 mijë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, ka 15.617 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja ka shkuar në 1.946.369, ndërsa numri i viktimave me 269 vdekje të reja arrin në 46.262.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.076, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.417 dhe në Marok 4.570 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 744.732 raste e cila pasohet nga Maroku me 276.821 dhe Egjipti me 110.095 raste. Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.641.278 persona të infektuar.
Top Channel