Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

13/11/2020 12:00

Me 21.983 raste nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi shënohet shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 21.983 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.880.551 ndërsa me 411 vdekje të reja rritet në 32.443 numri i viktimave.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.406.903, përfshirë 18.735 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është njoftuar të jetë në 1.2 për qind.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Me 439 vdekje, dje në vend u regjistrua “shifra më e lartë e vdekjeve ditore”.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.

Në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA