25/11 23:02
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me një mesazh.
Nisur nga shprehja e Hilë Mosit, lë të nënkuptohet se mesazhi është për Kosovën, pas përballjes së katër përfaqësuesve të saj në Gjykatën e Hagës.
“Vëllezër qem e jemi e s’kemi për tu ndarë besë e fe nuk kemi, bes e fe ne kemi kombin shqiptar”, është kjo thënia e Hilë Mosit, e shpërndarë nga Rama.
Rama ka reaguar së fundmi mbi raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në, duke akuzuar opozitës shqiptare se përse votoi pro tij.
Top Channel