Kate Middleton mund të bëhet gruaja e mbretit te Anglise, por nuk do ta mbajë dot titullin e princeshës.
Për të gjithë adhuruesit e monarkive, veçanërisht asaj britanike, dukesha e Kembrixhit është pjesëtare e familjes mbretërore, dhe si e tillë ajo duhet të quhet automatikisht “Princesha Catherine Middleton”. Po nuk është kështu.
Edhe pse është bashkëshortja e Williamit që prej 29 prillit 2011 dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ajo nuk do të quhet “princesha Kate”. Kur u bë publike certifikata e lindjes së princit George, në vendin ku tregohej se ç’pozicion mbante nëna e fëmijës, ishte shkruar Princesha e Anglisë, por siç u sqarua më vonë nga vetë Pallati Mbretëror, Kate nuk e ka atë titull. Sipas protokollit dhe rregullave të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, titulli i princit apo i princeshës fitohet që në lindje, siç është rasti i tre fëmijëve të Williamit apo i princeshave të Yorkut Beatrice dhe Eugene.
Këtë titull në fakt, mund ta trashëgojë e bija e Kate-it, Charlotte. As Diana vetë, edhe pse quhej “Princesha e Wellsit”, nuk e kishte atë zyrtarisht, pasi e merrte nga roli I tij si princ i Wellsit, në të kundërt do të duhet të ishte quajtur “princesha Charles”, sipas shpjegimeve të shtypit britanik.
Top Channel