Nga rritja e pagave për stafin mjekësor tek rimbursimi i ilaçeve dhe naftëtarët, relatorja Gjylameti tregon prioritetet e Buxhetit 2021

13/11/2020 20:42

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, vlerësoi vendimin e Komisionit të Ekonomisë për sigurimin e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët me COVID-19 në Republikën e Shqipërisë.

Gjylameti theksoi sot se “lajmi më i mirë i buxhetit si prioriteti i prioriteteve mbetet jeta e qytetarëve, lidhur me çështjen e pandemisë, ku vendosëm rritjen e pagës së mjekëve me 40 % dhe rritje për personelin shëndetësor. Bashkërelatore me kolegun Anastas Angjeli prezantuam sot çështjet prioritare për projekt-buxhetin e 2021 të cilat kaluan në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Miratimi i paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19 me rimbursim me një fondi prej 1.2 mld lekë që do t’i shtohet buxhetit të shtetit për të rimbursuar çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. 1 mld për rritjen e pagesës së papunësisë, si përballim për shtresën në nevojë”.

“Prioritet është vendosur rritja e buxhetit për bujqësinë, 950 mln lekë për skemën e rimbursimit të naftës, ku përfshihet dhe çështja në investimin e digave për përballimin e përmbytjeve me një buxhet prej 200 mln lekë. Buxheti i jep prioritet mbështetjes sociale në disa sektorë, ku përfshihet me prioritet shpërblimi i naftëtarëve pas negocimit dhe marrëveshjes, që arriti Kryeministri Edi Rama, edhe mbështetja për dy ndërrmarjet të tjera që paraprin problematikën për mospagimin në një kohët të gjatë”, – nënvizoi Gjylameti.

Sipas saj, buxheti mbështet vazhdimin e reformave institucionale, institucioneve në varësi, veçanërisht institucioneve të pavarura që lidhen me reformën historike në drejtësi.

“Prioritet tjetër me një rëndësi jetike është çështja e turizmit, ku do të rritet buxheti i shtetit me prioritet ndihmën e sektorit nga goditja e pandemisë. Buxheti përcakton mbështetjen e fillimit të ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Rritje e mbështetjes së buxhetit të shtetit për pushtetin lokal nëpërmjet rritjes së trasfertës së pakushtëzuar”, – tha Gjylameti.

Gjylameti u shpreh se ka rritje 15 % e pagave për mësuesit.

“Qëndrueshmëria, stabiliteti makroekonomik dhe rritja e ndërveprimit të sektorëve është synimi i buxhetit, duke iu dalë ballë me rimëkëmbjen e ekonomisë, sfidave dhe vështirësive nga normaliteti i ri. Buxheti 2021 gjithashtu mbështet zhvillimin e gjelbër, zhvillimin dixhital dhe objektivat e zhvillimit të OKB të mijëvjeçarit”, tha Gjylameti.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB