24/11 22:37
Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët është shfaqur për herë të parë me maskë.
Kjo nuk mund të mos binte në sy të gazetarëve të cilët nuk nguruan ta pyesnin se cila ishte arsyeja.
“Është një reflektim ndaj numrit të shtuar apo apel ndaj kryeministrit?”, pyeti njëri nga gazetarët e pranishëm.
“E kam pasur tmerr dhe e kam tmerr maskën, por për të mos lënë asnjë hapësirë për spekulim jam i detyruar të vendos maskën u bëj apel të gjithëve. Me përkeqësimin e shifrave për të ruajtur njëri tjetrin duhet të vendoset, nuk është çështja e kryeministrit se ai na e mbushi mendjen që mos e mbani, unë do të bëj çdo gjë që të mbahet maska”, thotë Meta.
Top Channel