Kundërshtuesit e vaksinës: Pas Pfizerit, është Bill Gates

13/11/2020 11:17

Lajmi i mbërritjes së vaksinës anti-covid të Pfizerit, e cila rezulton të jetë më shumë se 90% efikase- një performancë kjo edhe më e mirë nga shpresonin ekspertët, ngjalli shpresat se fundi i pandemisë mund të jetë i afërt.

Krijuesit e vaksinës, vetë gjigandi farmaceutik Pfizer dhe firma gjermane BioNTech – e cilësuan arritjen e tyre si një “ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina në fjalë është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende – dhe nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë.
Por ajo ka hasur në rezistencën e mbështetësve të lëvizjes anti-vaksinave, që ushqejnë një skepticëm të fortë ndaj tyre e sidomos asaj të koronavirusit dhe një pjesë të madhe te zemëratës e drejtojnë tek themeluesi miliarder i Microsoftit, Bill Gates.

Në krye të tyre qëndron kërkuesja amerikane Dr Judy Mikovits e cila ia faturon shpërthimin e koronavirusit një konapisracioni të drejtuar sipas saj nga të mëdhenjtë e farmaceutikës, Gates dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mbështëtes të kësaj ideje pretendojne se miliarderi do të ketë përfitime të jashtëzakonshme material nga kjo pandemi. Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave përbëjnë shqetësim pasi rrezikojnë të nxisin mosbesimin e publikut dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për COVID-19 në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten.

Studimi, ku morën pjesë 8,000 njerëz nga të dyja vendet, zbuloi se më pak njerëz do ta “bënin patjetër” vaksinën sesa vlerësimi i shkencëtarëve, sipas të cilëve është e nevojshme që vaksinën ta marrë 55% e popullsisë për të siguruar të ashtuquajturin “imunitet të tufës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA