Itali/ Vrau djalin vetëm 2 vjeç dhe bëri sikur ishte një aksident, dënohet me 30 vjet burg nëna

13/11/2020 10:50

Donatella Di Bona, nëna e Gabriel Feroleto, i vrarë rreth një vit e gjysmë më parë në Piedimonte San Germano (Frosinone), u dënua me tridhjetë vjet burg për vrasjen e fëmijës prej vetëm 28 muajsh.

Dënimi u dha të enjten në mbrëmje nga gjykata Cassino. Në fillim gruaja kishte thënë se djali i vogël ishte vrarë nga një rrëmbyes.

Megjithatë, brenda pak orësh, e vërteta kishte dalë në dritë dhe Donatella Di Bona, 29 vjeç, ishte rrëfyer.

Vrasja daton në 17 Prill 2019: atë ditë gruaja kishte shkuar me makinë në një rrugë fshati me ish-burrin e saj, Nicola Feroleto. Djali i tyre ishte gjithashtu me ta: i vogli bërtiti sepse donte të shkonte në shtëpi dhe kjo mesa duket kishte shkaktuar zemërimin e 29-vjeçares që të mbyste mizorisht fëmijën.

Ndërsa gruaja u përball me procedimet kundër saj për vrasje të rëndë, për ish-burrin dënimi pritet të Premten 20 Nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA