
25/02 18:48
Teksa të shumë vende të botës po nisin aleancat për të përfituar vaksinën anti-covid sa më shpejt të jetë e mundur, kryeministri grek, Mitsotakis ka thënë se Greqia do të jetë ndër të parat vende përfituese.
Greqia do të marrë më shumë se 25 milion doza vaksinash kundër Covid-19 përmes marrëveshjeve të nënshkruara nga Bashkimi Evropian me kompanitë farmaceutike, ndërsa dërgesat e para priten në fillim të 2021, ka thënë kryeministri Mitsotakis. Vaksina do tu jepet falas gjithë qytetarëve grekë.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se me shumë mundësi edhe Shqipëria do të ketë vaksinën në të njëjtën kohë me Greqinë.
Top Channel