Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden deklaroi në verë se partneriteti evropian-amerikan është i domosdoshëm për të arritur synimet e përbashkëta.
BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat vlera dhe duhet të punojnë së bashku në mënyrë që Ballkani të mos drejtohet nga influenca e Rusisë, Kinës apo dhe Turqisë, të cilët luajnë me rregulla më të ndryshme se ne, thekson analisti dhe historiani Patrick Moore. Madje edhe Jelcini në vitet 1990-të thoshte se Rusia kurrë nuk ka hequr dorë nga interesat e veta dhe influenca në Ballkan, kujton Moore. Kjo tendencë ka vazhduar dhe është forcuar shumë në kohën e sundimit agresiv të Putinit, në radhë të parë në Serbi, por jo vetëm atje, shton ai.
Sipas historianit, Kina gjithashtu po përpiqet të forcojë influencën ekonomike. Ajo ka filluar projekte të mëdha infrastrukturore në Greqi, Hungari, Serbi dhe vende të tjera. Për të kufizuar influencën e Rusisë dhe Kinës, SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë mes tyre, thekson eksperti. Ato duhet të hartojnë synime të përbashkëta. Administrata e Trumpit ka nisur iniciativën për forcimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka shenja se administrata e Bidenit do të heqë dorë nga këto qëllime. Mendohet se me qeverinë e re amerikane mendohet se do të ketë një rikthim te vlerat dhe format e përcaktuara të bashkëpunimit, që vlen edhe për gjendjen në Ballkan.
Gjatë fushatës. Joe Biden foli edhe për raportet me Bosnjë-Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, që është një gjë shumë e rrallë në fushatat për president të SHBA-së, ndërsa ka theksuar shpesh shpesh përkushtimin ndaj multilateralizmit dhe NATO-s. Bideni ka sinjalizuar gatishmëri për partneritet dhe angazhim në Evropë, dhe ky mendon Moore, është një moment që duhet shfrytëzuar.
Top Channel