Për sa vdekje duhet të përgatitemi? Rama: E pamundur që të shkojë çdo gjë vaj, por…

12/11/2020 21:54

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si pozitive situatën e COVID deri në këto momente në Shqipëri, ndërsa thotë se 30% e shtretërve në spitalet COVID janë të lira.

Kreu i qeverisë komentoi një deklaratë të Joe Biden, i cili tha se SHBA duhet të përgatitet për 200 mijë vdekje.

“Në SHBA, presidenti i zgjedhur ka paralajmëruar për 200 mijë vdekje. Jemi të përgatitur dhe të mirëpërgatitur, jo siç flitet nëpër media. Është e pamundur që të shkojë çdo gjë vaj, por në sistemin tonë shëndetësor asgjë nuk shkon më keq, se cilindon vend të zgjidhni ju. Ne kemi të lira 30% të kapaciteteve në spitalet e hapura dhe kemi një spital të ri bosh. Jemi përgatitur për deri në 1500 shtretër”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA