Nëse nuk mban maskën/ Indonezia me dënime të çuditshme, nga pompat në rrugë deri tek qëndrimi në arkivol…

12/11/2020 16:57

Një nga masat për frenimin e përhapjes së COVID-19, është cilësuar mbajtja e maskave mbrojtëse. Shumë shtete, përfshirë këtu edhe vendin tonë, e kanë bërë me detyrim mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura e të hapura.

Por në Indonezi, autoritetet po aplikojnë masa të rrepta sa i përket mbajtjes së maskave. Përpos gjobës, autoritetet dënojnë qytetarët e pabindur.

Imazhet që vijnë nga qyteti Banda Aceh, tregojnë njerëz që bëjnë pompa apo shërbime në komunitet si pastrimi i rrugëve, arsyeja kuptohet, kanë dalë në rrugë pa maskë.

Disa janë detyruar të shtrihen në arkivole për disa orë, ndërsa të tjerë të pastrojnë kanalizimet ose të ekspozohen në rrezet përvëluese të diellit për më shumë se 30 minuta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA