Kërcënimi i Vuçiç për luftë/ Reagon ashpër ministrja kosovare: Këlysh i Rusisë, do kapitullosh
12/11/2020 18:22
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që u interpretuan si “kërcënim për luftë”.
Me një shënim në Twitter, ministrja kosovare, ndërsa e cilëson Vuçiç “këlysh të Rusisë”, tha se ai po kërcënon të gjithë NATO-n.
Pak më herët, ndërsa foli për dialogun me Kosovën, Vuçiç u shpreh: “Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”.
Top Channel