23/12 09:30
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Anila Denaj, më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se aktualisht është karantinuar.
Më tej Denaj ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke thënë se duhet të zbatojnë rregullat e higjienës.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!” shkruan Denaj.
Top Channel