E pavarur nga OBSH/ BE krijon institucion për pandemitë

12/11/2020 13:55

Një prej pyetjeve kryesore që u ngrit kur pandemia e koronavirusit pushtoi Evropën pranverën e këtij viti ishte se çfarë po bën Bashkimi Evropian për këtë situatë.

Përgjigja ishte se BE nuk ka kompetenca për çështjet e shëndetësisë dhe vendet anëtare i morën vetë, në nivel kombëtar vendimet për të luftuar infeksionin. Kjo shkaktoi kaos lidhur me rregullat si dhe fillimin e një gare për të vënë në dispozicion pajisjet mbrojtëse, medikamentet dhe shtretërit e spitaleve, garë që u kritikua si josolidare. Tani, blloku ka vendosur të hedhë një hap të guximshëm. Ai kërkon të marrë vete kompetencat për emergjencat në raste pandemish.

Kontrata që Komisioni i BE-së nënshkroi të martën me BioNTech- Pfizer, për prodhimin e 300 milionë dozave vaksina, është vetëm hapi i parë. Ai synon tani të krijojë zyrën e vet për çështjet shëndetësore, një agjenci e re e quajtur HERA, që do të merret me vëzhgimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive dhe thirrjen e gjendjes së emergjencës. Komisionerja e Stella Kyriakides e pranon se praktikisht bëhet fjalë për “të qenë të pavarur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”.

Brukseli dëshiron po ashtu të zgjerojë kompetencat e agjencive ekzistuese të shëndetit: Agjencia Qendrore e Bashkimit Evropian, EMA me qendër në Amsterdam nuk do të jetë vetëm për dhënien e lejeve për vaksinat dhe medikamentet mjekësore, por do të vëzhgojë edhe mungesën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe do të drejtojë marrjen e masave për sigurimin e tyre. Edhe Enti për vëzhgimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stockholm do të fuqizohet  duke vlerësuar në të ardë gjitha të dhënat e vendeve anëtare dhe duke dhënë udhëzimet përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA