Në mesin e mijëra letrave që shkojnë çdo ditë në zyrën e kryeministrit Italian, dallonte ajo e një vogëlusheje të quajtur Cristel.
5-vjeçarja i kërkonte kryeministrit të shtetit, që para se të futeshin në izolim, a mund të festonin krishtlindjet. E vogla Cristel, ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe letrën e ka shkruar më datë 22 tetor, teksa ndodhej së
bashku me familjen në karantinë.
Letra e Cristel është botuar nga gazet L’Arena:
“Kryeministri Conte, do të më bëni një nder? Nëse mbyllni gjithçka, a mund të siguroheni që Santa Claus, Santa Lucia dhe Befana të më sjellin një dhuratë? Do të më bënit një nder të madh mua dhe të gjithë fëmijëve që janë sjellë mirë këtë vit”.
Mamaja e vajzës, ka thënë po për të njëjtën gazetë se ajo ka shumë frikë nga hipoteza e një bllokimi të ri.
“Vajza ime është shumë e frikësuar nga hipoteza e një bllokimi të ri dhe me afrimin e pushimeve ka frikë se Santa Claus, Snata Lucia dhe Befana mund të mos lëvizin dot dhe të vijnë për të sjellë dhurata. Ajo e ka kuptuar se është Conte ai që vendos, kështu I bëri një thirrje të drejtpërdrejt”, tha mamaja e vogëlushes.
Top Channel