Çfarë ndodhi? Morën vaksinën Sputnik/ Infektohen me Covid-19 tre mjekë rusë

12/11/2020 11:52

Kompania prodhuese e vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik deklaroi një ditë më parë se ajo është më shumë se 90 përqind efikase, pohim ky që vjen vetëm pak pasi gjiganti farmaceutik Pfizer njoftoi se vaksina e tij ndaj sëmundjes kishte rezultuar e suksesshme.

Por teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve edhe në këtë garë, në federatën ruse tre mjekë janë infektuar me Covid-19 pavarësisht se e kishin marrë vaksinën e shumëtrumpetuar e që përshkruhej prej rusëve si “më e mira në botë”.

Tre doktorët kishin marrë vetëm të parën nga dy doza të nevojshme për imunizim.Në gusht vaksina ishte shpallur si kura e parë kundër koronavirusit nga Vladimir Putin, teksa përballej me kritika nga Perëndimi për lëshimin e saj për përdorim para se të përfundonte faza e plotë e testimeve. Instituti Gamaleya, i sponsorizuar nga shteti rus, pretendon se bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin, pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 përqind.

Drejtori i Institutit Aleksandr Gintsburg tha se rezultatet e një periudhe kohore kanë treguar efikasitetin e Sputnik dhe se doza masive do të shpërndahen në të gjithë Rusinë në javët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA