Ekspertët e OKB-së: Bllokada detare amerikane ndaj Venezuelës shkel ligjin ndërkombëtar
Pasi mësuesit në të gjithë Francën hynë në grevë për shkak të hapjes së shkollave edhe pse ndodhemi në një situatë të keqe prej COVID-19, nxënësit në disa shkolla të mesme në Paris vazhduan protestën e tyre kundër vazhdimit të mësimit.
Drejtoria e Arsimit për Parisin njoftoi se nxënësit në 5 shkolla të mesme në qytet kanë formuar barrikada në hyrje të shkollave dhe kanë penguar përpjekjet për bllokim të policisë.
Nxënësit e shkollave të mesme “Colbert” dhe “Brassens” të cilët edhe më parë janë përleshur me policinë në qytet, zhvilluan protestë duke u ulur në tokë. Ndërkohë policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj nxënësve që kanë rezistuar të shpërndahen.
Pavarësisht rasteve me COVID-19 që po rriten me shpejtësi, nxënësit reagojnë ndaj vazhdimit të mësimit pa marrjen e masave të mjaftueshme dhe zvogëlimin e numrit të të pranishmëve në klasa.
Me thirrjen e bërë nga 5 sindikata arsimore sot janë në grevë edhe një numër i madh i mësuesve në mbarë vendin.
Sindikatat mbrojnë idenë e tyre se Ministria e Arsimit nuk ka marrë masa përveç maskës dhe dizenfektuesve dhe kërkojnë përgjysmimin e pranisë në klasa si dhe zhvillimin e mësimit ballë për ballë dhe në distancë në mënyrë alternative.
Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve me COVID-19 në Francë është vendosur zbatimi i ndalesës së daljes në rrugë gjatë gjithë ditës ndërkohë që vijon mësimi në shkolla.
Top Channel