Pamje të publikuara nga Armenia tregonin autokolonat e kamionëve ushtarakë që hynin në qytetin e Goris. Ato transportojnë trupat paqeruajtëse ruse që do të mbikqyrin armpushimin e arritur sot me Azerbaixhanin për rajonin e Nagorno-Karabak.
Paqeruajtësit do të mbajnë larg njëra-tjetrës forcat etnike armene dhe ato azere. Pas gjashtë javë konflikti të armatosur, në armëpushimin e sotëm armenët kanë hequr dorë nga pjesë të gjera të territorit azerbaixhanas që fituan tre dekada më parë.
Armëpushimi u ngrit lart nga presidenti azer Ilham Aliyev si “historik,” ndërsa u quajt “i dhimbshëm” por i nevojshëm nga kryeminsitri armen Nikol Pashinyan.
Rusia ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes teksa rreth 12 avionë ushtarake transporti Ilyushin Il-76 sollën në rajon trupat paqeruajtëse, mjetet e blinduara dhe pajisjet e tjera të misionit. Ushtarakët do të mabjnë palët të ndara në konflikt dhe do të mbrojnë një korridor tokësor që lidh Nagorno-Karabak me Armeninë.
⚡️Эксклюзив RT
Автоколонна российских миротворцев выехала из Гориса в сторону Карабаха pic.twitter.com/6jzuUT7sbN
— RT на русском (@RT_russian) November 10, 2020
Top Channel