Por le të rikthehemi sërish në Sharrë, për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndryshuar këto 2-3 vitet e fundit.
Aty janë kapsuluar qelizat e vjetra të mbetjeve. Drejt fundit është ndërtimi i 5 qelizave të reja pritëse, ose siç njihen ndryshe 5 landfilleve. Në fazë finale janë edhe impianti i trajtimit të ujrave si dhe impianti i diferencimit të mbetjeve për riciklim.
Ndërkohë brenda 3 vitesh, pritet të jetë në funksion të plotë impianti i djegies dhe i prodhimit të energjisë, që ndryshe quhet Incenerator.
“178 mln euro me subvencione shtetërore që jepen ende pa filluar puna për inceneratorët” – u shpreh Lulezim Basha
“Lekët që ua mbeldh me pikatore familjeve në nevojë, bzineseve në falimentim, ua jep me lopatë inceneratorëve, 2 mln euro vetëm javën e kaluar” u shpreh më tej Basha.
Ky investim në Sharrë sot kthyer në objekt të sulmeve politike. Shpesh deklaratat e kryedemokratit Basha kanë çorientuar publikun dhe mes tyre ka shumë pasaktësi. Sharra sot është një konçesion për të cilin privati nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti. Në kontratën që është publike për këdo, qartësisht saktësohet se kostot totale të investimit i faturohen koncesionarit.
Pagesat për të cilën flet Basha, është shërbimi 29 euro për ton, për trajtimin e mbetjeve, një pagesë që është më e lira në Europë por edhe Ballkan.
Emisioni i plotë:
Top Channel