
“Pa PSD nuk ka qeveri”, Tom Doshi nga Shkodra: Benet Beci i pandehur, nuk bëhet fushatë me hajdutë! Më parë bën koalicion Rama me PD se ne me Berishën
23/04 14:16
Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se rrezikohet zhytja në kolaps total e sistemit shëndetësor, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në postimin e tij në twitter, Rama shkruan se Iliri, Monika, Luli dhe Saliu e kanë varur shpresën për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, e kupton çdo njeri me dy fije mend.
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”, shkruan Rama në twitter.
Top Channel