Pistoleta e parë e 007/ Del në ankand në Los Angeles

10/11/2020 21:47

Poza e Sean Connery me pistoletë në dorë, mbështetur mbi gjoks, në 007-licencë për të vrarë, është bërë një ikonë e historisë së kinemasë. Tani, fansat e serisë, kanë mundësinë të kenë në dorë të famshmen Walther PP.

Më 3 dhjetor në fakt, pistoleta do të dalë në ankand në Los Angeles, me një çmim fillestar prej 150 – 200 mijë dollarëve.

Sean Connery, i ndarë së fundmi nga jeta në moshën 90 vjeç, e përdori pistoletën në filmin e 1962, që inauguroi edhe sagën me shumë fat të agjentit sekret britanik. Në filmin e atëhershëm, shefat e shërbimit sekret britanik, e urdhërojnë Bondin të braktisë pistoletën e tij të vjetër Berreta, që nuk funksiononte edhe aq mirë, për ta zëvendësuar me Walther, që godet fuqishëm.

Versionet e Walther do të mbeten arma e zjarrit karakteristike e 007 për rreth 25 filma. Pistoleta e Bondit në fakt do të jetë vetëm një nga rreth 600 artikujt që do të dalin në ankandin që i dedikohet ikonave dhe idhujve të Hollivudit. Ankandi do të mbahet në Beverly Hillsh dhe online më 3 dhjetor dhe të tjerë artikuj do të jenë kaska e pilotit e mbajtur nga Tom Cruise në ‘Top Gun’ dhe një xhaketë lëkure e veshur nga Arnold Schwarzenegger në “Terminator 2”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA