Për rrugët duhen edhe 14.5 mld lekë/ Gara për aeroportin e Vlorës do rihapet në fund të vitit

10/11/2020 19:47

14.5 miliardë lekë më shumë fonde buxhetore për vitin 2021 për të çuar deri në fund investimet publike të nisura.

Është kjo kërkesa e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku drejtuar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, si e vetmja formë që sipas saj do të shmangte pezullimin e tyre dhe krijimin e detyrimeve të reja.

Komisioni ka shprehur mbështetjen, por ka  kërkuar mirëkuptimin e ministres për shkak të presionit që ka shkaktuar pandemia në financat publike.

“Fondi 45% i miratuar për infrastrukturën është i pamjaftueshëm. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për shtesë fondesh, sepse rialokimet i bëjmë vetë brenda ministrisë. E kuptojmë situatën e vështirë, por duhet të çojmë deri në fund projektet e nisura. Do ta shikojmë më shumë kujdes dhe të rregullojmë çfarë është e mundur. Fokusi do të jenë prioritetet. Ju kërkoni dyfishim por, kjo është e pamundur.  Do shikojmë me vëmendje kërkesat për më shumë para për mirëmbajtjen e rrugëve apo shqetësime të tjera tuajat që janë të drejta”, tha ministrja.

Teksa është ndalur te projektet reja, Balluku ka deklaruar se situata e pandemisë po vonon procedurat e tenderit për Aeroportin e Vlorës, për shkak të gjendjes së vështirë financiare që po kalojnë kompanitë e aviacionit në mbarë botën.

Ajo tha se gara do te rihapet para fundit te këtij viti. Infrastruktura ka marrë në total një fond prej 49.3 miliardë lekësh, rreth 4.2 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit aktual.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB