Kompjuterat e rinj Apple/ Me çipe të projektuara prej saj

10/11/2020 21:58

Apple ka prezantuar kompjuterat e parë të tij Mac me çipet e projektuara prej saj.

Në qershor, kompania njoftoi se do të hiqte dorë nga procesorët Intel që kishte përdorur që nga 2006. Apple tha se avantazhet e përdorimit të çipeve M1, përfshinin jetëgjatësi më të madhe të baterisë, zgjim të menjëhershëm nga Sleep Mode, dhe aftësinë për të përdorur aplikacionet iOS.

Kompania shtoi se kishte optimizuar të gjitha aplikacionet e saj Mac, por tani duhet të bindë edhe prodhuesit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Kompjuterat e rinj përfshijnë versione të reja të MacBook Air 13 inçësh, që nuk ka më nevojë për ventilator për ta mbajtur të ftohtë procesorin; MacBook Pro që Apple thotë se tani mund të luajë video për 20 orë me një karikim të vetëm baterie dhe MacMini, kompjuterin desktop pa ekran.

Faqja e internetit e Apple, tregon se këto do të jenë të vetmet lloje MacBook Air që do të shiten tani e tutje por se do të vazhdojë të ofrojë edhe dy modele me çipe Intel si opsion. Kompjuterat e rinj do të dalin në shitje javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA