Katër ushtarë amerikanë vriten nga shpërthimi në verlindje të Sirisë

10/11/2020 19:56

Katër trupa amerikanë janë vrarë dje nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë, njoftonin agjencitë arabe të lajmeve.

Ushtarët amerikanë u vranë kur automjeti i tyre u godit nga një mjet eksploziv pranë fshatit Markadeh në rrugën Hasakah-Dayr al-Zaër, tha agjencia vendase SANA.

Incidenti ndodhi kur trupat po udhëtonin nga territori nën kontrollin e nga SHBA, Al-Shaddadi drejt bazës së Al-Omar, njoftonte ASB News.

Pas shpërthimit forcat amerikane rrethuan zonën dhe avionë gjuajtës nisën të fluturonin mbi zonë, tha SANA.
Raportimet thonë se mes viktimave ishte dhe një përkthyes.

Një koalicion ushtarak i SHBA ka bombarduar pozicione të ISIS në Siri që prej vitit 2014 ndërsa një numër i madh trupash veprojnë në zonat lindore e verilindore në mbështetje të aleancës së luftëtarëve kurdë SDF, por të tjera burime thonë se objekti i tyre i interesit janë puset e naftës.

Agjencia siriane e lajmeve SANA tha muajin e kaluar duke cituar burime lokale se një karvan çisternash nafte kishin dalë nga Siria nga pika kufitare e al-Walid në drejtim të Irakut.

FOTO GALERI
1/4
Ushtarët amerikanë u vranë kur automjeti i tyre u godit nga një mjet eksploziv pranë fshatit Markadeh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA