Në fillim të vitit, në Palma de Majorka është arrestuar Stefan Milojevic, djali i ish-futbollistit serb Goran Milojevic dhe kushëriri i ish-trajnerit të kuqezinjve, Vladan Milojevic.
Ish-futbollisti dhe luftëtari i MMA-së është në burg që nga ajo kohë dhe dyshohet se është udhëheqësi i bandës “United Tribunes”, e themeluar në Gjermani.
Një dokumentar i publikuar së fundmi në Spanjë, zbulon në detajet më të vogla se si shkoi arriestimi i tij. Bëhet fjalë për dokumentarin e shtëpisë mediatike “DMAX”, në të cilin Milojevic paraqitet si një nga tre kriminelët më të mëdhenj që “ranë” në Spanjë.
Video tregon momentin kur policia hynë në apartamentin e tij në Majorka, ku e gjen atë me një vajzë dhe ndërsa po kontrollonin apartamentin, Stefan milojevic qëndron i qetë e u përgjigjet pyetjeve të inspektorit.
Thotë se flet anglisht dhe se është nga Gjermania, duke konfirmuar se ai është luftëtar i MMA-së. Gjatë kontrollit në apartamentet e Milojevicit, u gjet një sasi e madhe parash, narkotikë, si edhe distinktivë dhe uniforma të policisë.
Minuta e 8 në video
Top Channel