
Më shumë se 310 000 britanikë humbën punën e tyre midis korrikut dhe shtatorit të këtij viti, një rekord i lartë, njoftoi sot Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) në Londër.
Në tremujorin e mëparshëm, pas heqjes së bllokimit të parë të pjesshëm për frenimin e përhapjes së COVID-19, numri ishte 181 000 pushime nga puna.
Shkalla e papunësisë arriti në 4 8 % në tremujorin e verës, pothuajse një pikë përqindjeje mbi shifrën e vitit të kaluar.
Sipas ONS, rreth 780 000 britanikë kanë humbur vendet e tyre të punës që nga fillimi i pandemisë.
Bllokimi i pjesshëm që hyri në fuqi në fillim të nëntorit ka rezultuar sërish në mbylljen e shumë bizneseve.
Përveç kësaj, perspektivat e paqarta për një marrëveshje postBrexit me Bashkimin Europian, nga ku BM u largua në janar, po shkaktojnë pasiguri të mëtejshme ekonomike.
Top Channel