BE refuzon të marrë pjesë në një konferencë të regjimit sirian

10/11/2020 20:06

Bashkimi Evropian dhe vendet e saj anëtare sot refuzuan të marrin pjesë në një konferencë të organizuar nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit në Damask.

Disa ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të lartë u ftuan në një konferencë mbi temën e kthimit të refugjatëve, më 11-12 nëntor në Damask. BE dhe vendet e saj anëtare nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë“, njoftoi Këshilli Evropian në një deklaratë me shkrim.

Deklarata nënvizoi pikëpamjen se prioritet duhet të jetë krijimi i kushteve për një kthim të sigurt, vullnetar, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda në zonat e tyre të origjinës.

BE-ja tha se konferenca e regjimit do të ishte “e parakohshme”, duke shtuar se kushtet brenda Sirisë nuk janë të përshtatshme për “kthime vullnetare në shkallë të gjerë”.

Ritheksojmë thirrjen tonë urgjente ndaj regjimit dhe sponsorëve të tij për t’u angazhuar plotësisht dhe me mirëbesim në punën e Komitetit Kushtetues si dhe në të gjitha çështjet e tjera të përmendura në Rezolutën 2254 të OKB-së, veçanërisht lirimin e të arrestuarve“, thuhet më tej./aa/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA