Pamjet në një video të së shtunës treguan dy persona që i kthyen pronarit 4.500 lira turke (526 dollarë) pasi paratë u shpërndanë nga era në rajonin Manavgat në jugperëndim të Antalyas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pamjet tregojnë një burrë duke ecur në lagjen Aşağı Pazarcı kur paratë i ranë pa dashje nga xhepi. Era i përfshiu ato duke i shpërndarë gjithandej.
Dy shokë mboldhën lirat dhe ia dorëzuan pronarit të restorantit Hasan Yılmaz pasi ata nuk arritën ta gjenin pronarin e vërtet të parave.
Pamjet treguan përpjekjet e mëdha të shokëve për të mbledhur paratë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes pasi Yılmaz kontaktoi autoritetet, duke kërkuar ndihmë për të gjetur pronarin e parave.
Pasi shikuan pamjet e kamerave të sigurisë, policia arriti identifikonte pronarin dhe paratë iu kthyen.
Top Channel