Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale 24/12 22:02
Një civil azerbajxhanas humbi jetën në një sulm me artileri të kryer nga ushtria armene ndaj fshatit Yeni Eyrice të rajonit Berde.
Në një deklaratë nga Kryeprokuroria e Azerbajxhanit thuhet se ushtria armene sulmoi rajonin Berde me artileri dhe raketa.
Në deklaratë thuhet se 16-vjeçari Shahmali Rehimov humbi jetën si rezultat i një predhe që goditi një shtëpi në fshatin Yeni Eyrice, e cila u dëmtua rëndë.
Që nga 27 shtatori, 92 civilë kanë humbur jetën dhe 404 janë plagosur nga sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet e Azerbajxhanit.
Top Channel