Ish lideri politik i UCK-së, njëherësh ish Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të paraqitet para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë, me 9 nëntor, të hënën në ora 15.
Derisa Thaçi pret seancën e parë dëgjimore, në shtëpinë e tij në lagjen Çagllavica të Graçanicës, hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë kryer bastisje për 8 orë.
Pas përfundimit të bastisjes, avokati i trupit mbrojtës, Dastid Pallaska ka deklaruar se hetuesit nuk kishin fokus të veçantë të hetimit. Pallaska poashtu ka ngritur dilemat për zhvillimin e këtij operacioni kur aktakuza ndaj Thaçit veçse është ngritur.
Bastisje janë kryer edhe në banesën e ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e të ish shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, për të cilët ende nuk është vendosur seanca e parë dëgjimore.
E protesta gjithë popullore e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës në kundërshtim të aktakuzave, u anulua si pasojë e situatës pandemike.
Top Channel