Presidenti i SHBA, Donald Trump, jep lajmin se ka fituar në një prej shteteve më të rëndësishme amerikane, Pensilvani.

Presidenti Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Ai shkruan se ka fituar betejën ligjore në Pensilvani.

“Fitorja e madhe ligjore në Pensilvani!” – shkruan Trump.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka bërë thirrje që të ndalet procesi i numërimit të votave, pasi sipas tij, zgjedhjet e 3 nëntorit po vidhen.

Por Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro kritikoi Presidentin aktual të SHBA-ve, kandidat për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump pas thirrjes për të ndaluar numërimin në shtetin e tij.

“Unë nuk do të lejoj askënd të ndalojë atë proces të numërimi”, i tha Shapiro MSNBC, duke shtuar: “Këto janë vota të ligjshme. Ato do të numërohen.”

Shapiro akuzoi presidentin se po përpiqet të tërheqë zyrtarët e zgjedhjeve në një betejë politike, kur fokusi duhet të jetë në numërimin e fletëve të mbetura të votimit.“Retorika duhet të zhduket,” tha Shapiro, “Fushata ka mbaruar.”

Kujtojmë se deri më tani Joe Biden ka siguruar 253 vota elektorale, ndërsa Trump 214, ndërkohë që duhen 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA