Situata nga COVID-19/ Mbyllet Greqia! Në ‘karantinë’ për 3 javët e ardhshme

05/11/2020 11:39

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar, se për të paktën 3 javë Greqia do të futet në  karantinë. ‘Shtetrrethimi’ do fillojë nga e shtuna në mëngjes.

Sipas Mitsotakis, do të jenë hapur vetëm një pjesë e shkollave, çerdhet, farmacitë, supermarketet dhe shërbimet ‘Deliver’.

Me masat e reja parashikohet mbyllja e të gjitha dyqaneve me pakicë,  ndalimi i udhëtimeve midis rajoneve dhe do të vendoset një sistem i tillë që qytetarët të dërgojnë mesazhe tek një numër qeveritar për të kërkuar leje për të lëvizur.

Mitsotakis tha se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të presë për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte  “i papërballueshëm”, shpjegoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA